27 Gusht, 2018

Këngëtarja shqiptare hyn në histori, femra e parë që kryeson në listat e botës


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa është një prej femrave më të komentuara e më të ndjekura në të gjithë botën. Ajo na ka bërë të gjithëve krenarë dhe së fundmi na ka gëzuar akoma më shumë.

Këngëtarja e njohur e hiteve “New rules”, “One kiss”, “Be the one” etj, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se me sukseset e saj ka hyrë në histori.

Dua është femra e parë dhe e vetme që kryeson në “Spotify” me katër këngë, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al