29 Janar, 2018

Këngëtarja shqiptare harron të veshë të brendshmet? Ja çfarë i ndodhi me fustanin në “Grammy” (FOTO)


Rita Ora sërish ka arritur që të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja. Ajo ishte padyshim një ndër artistet e veshura më mirë në ceremoninë e “Grammy Awards”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të zi, me një të çarë që i zbulonte këmbët.

Por pikërisht kur ishte duke pozuar në tapetin e kuq, bukuroshja 27-vjeçare u bë pjesë e një incidenti, pasi e çara e fustanit i nxori në pah edhe të brendshmet e saj të zeza.

Por duket se një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar Ritën e cila ka vijuar tu buzëqeshë aparateve fotografike në Madison Square Garden.

© Panoramaplus.al