Këngëtarja shqiptare Dua Lipa “godet” sërish. Pas suksesit të këngës së saj të fundit, ajo do të jetë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha të muzikës në botë, “Lollapalooza”, i cili do të organizohet në Paris.

Festivali gjigand “Lollapalooza” i cili mbledh artistët më të famshëm të tregut muzikor dhe jo vetëm, do të mbahet më 21 e 22 korrik 2018.

Gjithashtu bëhet e ditur se përveç Dua Lipës, në këtë festival do të performojnë edhe artistë si: Travis Scott, Kaled, Gorillaz, French Montana, Bastille etj.
© Panoramaplus.al
