Këngëtarja Dafina Zeqiri sikundër ka njoftuar edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale i ka kaluar festat e fundvitit në Kosovë dhe Shqipëri me koncerte. Por pikërisht ditën e djeshme është rikthyer përsëri në Nju Jork, atje ku ka të dashurin si dhe po punon fuqishëm për të depërtuar në tregun ndërkombëtar.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar disa imazhe në të cilat tregonte se sa orë ka qëndruar në aeroportin e Nju Jorkut. Meqenëse Amerika është pushtuar nga mot i keq këto ditë , Dafina ka treguar se është bllokuar për 5 orë në aeroport.

© Panoramaplus.al

