7 Qershor, 2018

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha i rikthehet muzikës, kjo është kënga e saj e sapopublikuar (Video)


Këngëtarja 85-vjeçare, Nexhmije Pagarusha i është rikthyer serish këngës dhe të bërit muzikë. Pas shumë vitesh mungese në skenën dhe ekranin shqiptar, diva e muzikës ka vendosur të rikthehet fuqishëm me një projekt të ri.

Kënga e divës së muzikës shqiptare, ka ardhur e shoqëruar edhe me një videoklipm ku Vetë Pagarusha është pjesëmarrëse dhe mund të shihet se pavarësisht viteve ajo është në një formë të mirë.

Projekti ka ardhur në bashkëpunim me një nga këngëtaret e njohura, Violeta Kukaj dhe kënga titullohet “Mbushni gotat”. Pas shumë vitesh këngëtarja na jep mundësinë që t’i dëgjojmë edhe një herë këngën dhe zërin e saj të paharrueshëm.


Panorama Plus

© Panoramaplus.al