28 Dhjetor, 2020

Këngëtarja me famë botërore humb dëgjimin në njërin vesh: Mund të ishte edhe më keq…


Jessie J ka zbuluar se e ka kaluar natën e Krishtlindjeve në spital, pasi nuk ishte në gjendje të dëgjonte me njërin nga veshët.

jessie j (1)

Këngëtarja 32-vjeçare, tregoi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e “Meniere”, e cila mund të shkaktojë humbje të dëgjimit, marrje mendsh në mënyrë të papritur, turbullim të shikimit, të mos qenit në gjendje për të mbajtur ekuilibrit kur ecën raporton “Mirror”.

jessie j (6)

Nëpërmjet një videoje në Instagram, ajo tha:

jessie j (7)

Në thelb më thanë që kisha sindromën ‘Meniere’. Unë e di që shumë njerëz vuajnë nga kjo sindromë dhe shumica prej tyre më kanë dhënë këshilla të shkëlqyera.

Tani është hera e parë që kam qenë në gjendje të këndoj dhe të dëgjoj këndimin tim.

jessie j (3)

Mund të ishte edhe më keq, por është kështu siç është. Jam shumë mirënjohëse për shëndetin tim.

jessie j (4)

Shkova shpejt në spital dhe ata e gjetën menjëherë se çfarë ishte, prandaj më dhanë mjekimin e duhur, kështu që ndihem shumë më mirë sot”.

Jessie u rikthye në Instagram në ditën e Krishtlindjeve për të folur për diagnozën dhe simptomat.

jessie j (8)

Ajo rrëfeu gjithashtu se ka qarë shumë, sepse i mungon shumë familja, e cila është në Mbretërinë e Bashkuar.

© Panoramaplus.al