Pasi u bë publike lidhja e saj me vëllain e Blerim Destanit, Selimin, u aluduan se këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është shtatzënë me të . Këto dyshime erdhën pasi gjatë një dalje publike ajo u shfaq disi më e mbushur se herët e tjera.

Ndoshta ishte një impresion i vërtetë apo vinte si pasojë e veshjes së saj. Këto të gjitha këngëtarja i ka sqaruar në një intervistë për Prive.
“Kam shtuar peshë ndoshta, po ju dukem shtatzënë. Nuk e di, por gazetarët kohët e fundit janë bërë dhe gjinekologë. Nuk kemi nevojë më të bëjmë vizita. Nuk jam shtatzënë, por inshalla ma kanë ndjellë”,-shprehet Shkurte.
© Panoramaplus.al

