3 Qershor, 2018

Këngëtarja flet për herë të parë për planet e dasmës dhe sjelljen në jetë të fëmijës së dytë


Është një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë si për karrierën e saj shumëvjeçare, por edhe për jetën personale. Pas ndarjes nga bashkëshorti i parë, Soni Malaj ka treguar për lidhjen e saj të re dhe planet që ka me të fejuarin, biznesmenin e quajtur Klevi.

Gjatë një interviste në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj, Soni ka zbuluar më shumë detaje mbi jetën private si dhe projektet më të afërta. Ajo ka treguar se marrëdhënia  e saj me Klevin po ecën shumë mirë dhe se mes tyre ka shumë dashuri dhe respekt.

Soni foli gjithashtu në lidhje me dasmën dhe është shprehur :“Jo. Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit”- duke hedhur poshtë planet për një dasmë mes çiftit.

Këngëtarja si duket ka plane më të mëdha se dasma si për shembull një fëmijë i dytë. “ Në fakt e kishim me dëshirë , por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak”, ka thënë Soni gjatë intervistës.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al