Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka ndarë sot me ndjekësit e saj disa momente shumë gazmore gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën “Mike”.

Kënga është një bashkëpunim me John Shahun e reperin Ledri Vula, dhe u kthye menjëherë në një ndër këngët më të pëlqyera për publikun.
Në videon e postuar në “Instagram”, duket Elvana e cila ka përfituar nga momenti dhe ka aktruar paksa duke argëtuar edhe të pranishmit në sheshxhirim.

Gjata është vendosur në rolin e një mamaje tipike shqiptare, e cila në një anë mallkon të bijën që nuk vjen në shtëpi, e nga ana tjetër bekon familjen e fqinjës.
“Elëvana, Elëvana hajde në shtëpi, të shtifsha në dhe, të bëfsha gropën. Zana si je? Të bekoftë zoti ty dhe familjen tënde, uaaa sa bukur dasma pashë fotot.. Elëvana, do të viii atjeee”, dëgjohet të thotë Elvana në këtë video.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
