Këngëtarja e njohur amerikane, Jana Kramer ka konfirmuar në një intervistë se ajo dhe i dashuri i saj Ian Schinelli janë ndarë.

Gjatë intervistës për ‘’Access Hollywood’’, Jana u pyet se cila është këshilla e saj për dikë që është ndarë me partnerin, përpara se ajo të tregonte se “po e kalonte atë situatë tani”.
“Mendoj se ajo që do të thosha megjithatë është: ‘Historia juaj nuk ka mbaruar. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm. Nuk është kurrë aq keq sa duket në këtë moment.’ Mendoj se koha është një gjë e bukur dhe të dish se Zoti ka në plane më të mëdha për ty,” tha ajo

Kujtojmë këtu se ata filluan lidhjen e tyre në fillim të janarit të këtij dhe duket se pas 3 muajsh ata i kanë dhënë fund marrëdhnies së tyre. Këngëtarja nuk dha më shumë detaje se cilat ishin arsyet që detyruan çiftit të merrnin këtë vendim.


