Ka një vit që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, por Beatrix Ramosaj vazhdon që të qëndrojë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Ajo komentohet për jetën e saj private si dhe për fotografitë seksi që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka postuar foto e video mjaft sensuale e provokuese, ku në fokus ka gjoksin. E duke parë edhe foto të vjetra, duket se Beatrix ka bërë operacion gjoksin.

Ndërkohë kujtojmë që ajo po përgatit këngën e saj më të re dhe që me siguri do të publikohet gjatë verës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
