3 Qershor, 2018

Këngëtarja e njohur bën sërish ndërhyrje estetike, pas gjoksit rregullon edhe… (Foto)


Këngëtarja  e njohur shqiptare ka vendosur që t’i nënshtrohet serish një ndërhyrje estetike, ashtu siç bëri publike faktin se ndërhyri në zvogëlimin e gjoksit vite më parë ka treguar edhe për këtë ndërhyrje të dytë.

Besoj se e keni kuptuar se bëhet fjalë për Çiljetën, këngëtarja e njohur ka ndarë në rrjetin e saj social imazhe teksa po bën një  tjetër ndërhyrje, kësaj radhe në mjekër. Ashtu siç shkruan në “Instagram”, Çiljeta ka vendosur të zmadhojë mjekrën, një pjesë që ajo tregon se nuk i ka pëlqyer kurrë dhe gjithmonë e ka pasur kompleks sepse e kishte të vogël.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ka kryer ndërhyrje estetike, para disa kohësh ajo zvogëloj gjoksin sepse i sillte shqetësime në qafë. Në ndryshim nga artistët e tjerë Çiljeta nuk i ka fshehur ndërhyrjet estetike, përkundrazi ajo i tregon edhe me zë e figurë.

Panorama Plus   

 

© Panoramaplus.al