Këngëtarja e njohur Kelly Clarikson thuhet se ka dorëzuar dokumentet ditën e hënë ku ka bërë një kërkese për ndryshimin e emrit të saj. Clarkson po kërkon që të njihet tashmë si Kelly Brianne.
Kantautorja ka rrëfyer se arsyeja përse dëshiron ta ndryshojë mbiemrin e saj është sepse “emri i saj i ri e pasqyron më plotësisht se kush është”.
Seanca dëgjimore është planifikuar të zhvillohet më 28 mars.
Në fund të muajit të kaluar, prezantuesja e “The Kelly Clarkson Show “,arriti një marrëveshje me ish-bashkëshortin Brandon Blackstock në lidhje me fermën e tyre në Montana , e cila kishte qenë një pikë e vështirë në procedurat e tyre të divorcit.
Clarkson u shpall zyrtarisht një grua beqare në gusht pas një viti e tre muaj martesë me ish-bashkëshortin e saj.
39-vjeçares iu dha kujdestaria e fëmijëve me Brandon, River Rose,7 vjeç dhe Remington Alexander, 5 vjeç.


