Këngëtarja e njohur, Ashlee Simpson, dhe aktori Evan Ross, janë bërë prindër për herë të tretë.

Ashlee e ndau vetë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar se ka lindur një djalë, raporton “CNN”.

Fotoja e postuar të shtunën, tregon të voglin, si dhe duart e Ashlee-t dhe Evan-it.

Madje, ajo zbuloi edhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar bebushin: Ziggy Blu.

“10-29-2020 Ziggy Blu Ross. Vogëlushi jonë i ëmbël ka ardhur! Jam në qiellin e shtatë, jemi shumë të bekuar”– shkroi ajo në postim.

Ashlee njoftoi se ishte shtatzënë për herë të tretë në prill, teksa publikoi një foto me testin e shtatzënisë.

Në muajin maj, ajo publikoi një video të lezetshme të dy fëmijëve të tjerë, Jagger Snow dhe Bronx Mowgli, ndërkohë që Ross po priste tortën për të zbuluar gjininë e fëmijës.

Këngëtarja dhe Evan janë prindër të një vajze 5-vjeçare, ndërsa Ashlee ka edhe një djalë 11-vjeçar me ish-bashkëshortin, Pete Wentz.
© Panoramaplus.al
