Ajo është një nga zërat më të vlerësuar në muzikën shqiptare, ku së fundmi edhe triumfoi në festivalin “Kënga Magjike”. Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin e cila mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”.

Për një moment e ka lënë mënjanë karrierën, duke folur për jetën e saj private dhe për martesën. Me shaka, Anxhela është shprehur se nuk e di nëse ndonjëherë do të martohet pasi është shumë e lidhur me familjen e saj.

“Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjoj nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20 vjeç që shkova në Greqi sikur u bëra pak më e pavarur”, është shprehur Anxhela.
© Panoramaplus.al

