Ajo është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe duket se këtë po përpiqet ta shfrytëzojë sa më shumë të jetë e mundur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, përveç projekteve të reja dhe sukseseve në muzikë, ka vendosur të eksperimentojë edhe në fushën e biznesit.

Tashmë Ora do t’i përkushtohet edhe modës, jo vetëm muzikës dhe pritet që në 3 mars të hedhë në treg edhe koleksionin e saj të veshjeve të quajtur: “Roara Republic”.

Bëhet fjalë kryesisht për veshje sportive, që janë edhe të preferuarat e këngëtares shqiptare.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
