Toni Braxton publikoi në vitin 2014 albumin e saj të fundit me titull “Dashuri, martesë dhe divorc”. Por mesa duket këngëtarja e hitit të vjetër “Unbreak my heart” që i ka rezistuar edhe kohës, është fokusuar më shumë te dy të parat.

Ajo është në një lidhje me reperin Birdman. Ata janë fejuar dhe lajmin e ka bërë të ditur Toni në spotin e reality-show “Braxton Family Values”, ku i tregoi familjes unazën.

“Kam diçka për të thënë. Jam fejuar”, thotë Toni dhe nxjerr dorën para për të treguar unazën me gurë diamanti.

Rreth fejesës ka folur edhe reperi Birdman i cili shprehet se e do Tonin deri në vdekje. “Ajo është imja, shoqja ime, familje ima, dashuria ime, luftarakja ime, jeta ime, e dua deri në vdekje. Ne njihemi prej 18-vitesh dhe thjesht ndodhi”, është shprehur Birdman.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
