Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus i ka shokuar të gjithë me deklaratën që ka bërë gjatë një interviste për “The Sun”. Ajo e ka pranuar hapur se konsumon marijuanë me mamanë e saj.

Këngëtarja e hitit “Wrecking ball” deklaroi një vit më parë se kishte hequr dorë nga konsumimi i drogërave dhe se dëshironte të ishte e pastër për albumin e saj të ri.

Por mesa duket ky vendim nuk ka zgjatur shumë. Për “The Sun” Miley ka rrëfyer se herë pas here konsumon me mamanë e saj dhe ka treguar se ajo është shkaku që këngëtarja ka nisur sërish të merret me drogërat.

“Ne e pimë ndonjëherë, tek-tuk, e keni parasysh. Mami më bëri ta rifilloja”, është shprehur këngëtarja e famshme.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
