Javën e kaluar, Lady Gaga bëri 10 vjet që hyri në tregun e muzikës me këngën “The Fame”. Për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme të karrierës së saj, këngëtarja me famë botërore realizoi disa fotografi nudo, të cilat i publikoi në profilin e “Instagram”-it.

Nuk u bashkëngjiti asnjë përshkrim fotografive, veçse zbuloi se ato janë shkrepur nga fotografi i preferuar i Kim dhe Kanye’s, Eli Russell Linnetz.

Ylli i muzikës “pop” shfaqet në një version tejet seksi, aq sa të mos durojë asnjë lloj veshjeje mbi trupin e saj.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
