Këngëtarja e famshme Pink tashmë ka një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Pasditen e së martës u mbaj ceremonia për këngëtaren dhe mijëra fansa të saj ishin aty për ta mbështetur pavarësisht reshjeve të shiut.

Pink ishte aty së bashku me bashkëshortin, fëmijët dhe miqtë e ngushtë, përfshirë Kerri Kenney dhe Ellen DeGeneres. Ky është ylli i 2.656 dhe ndodhet pranë kompleksit “Hollywood & Highland”.
Ndërkohë Pink ka nxjerrë 7 albume dhe 15 këngë të saj qëndrojnë në Top 10 në tabelën “Billboard Hot 100”.
Këngëtarja me famë botërore ka fituar tre çmime “Grammy”, një “Daytime Emmy Award”, një “Billboard Music Awards”, “7 MTV Video Music Awards”, përfshirë edhe çmimin e vitit 2017 “Michael Jackson Vanguard Award”.


