23 Nëntor, 2018

Këngëtarja e famshme kujton ish-të dashurin në Ditën e Falenderimeve: Më mungon


Për këngëtaren me famë botërore, Ariana Grande, Dita e Falenderimeve ishte një ditë reflektimi.

Ylli i pop-it kujtoi ish-të dashurin e saj, reperin e njohur Mac Miller, i cili ndërroi jetë nga një mbidozë droge rreth 3 muaj pasi çifti i dha fund lidhjes.

Në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja postoi një fotografi që kishte bërë me të ndjerin në Ditën e Falenderimeve në vitin 2017. Ndërkohë në foto ajo shkruan: “Më mungon”.

Ariana Grande dhe Mac Miller kishin dy vite të lidhur kur në maj dhanë lajmin se romanca e tyre e dashurisë kishte përfunduar.

Ndërkohë vetëm dy muaj pas ndarjes nga reperi ajo u fejua me komedianin Pete Davidson, fejesë të cilës i dha fund pas vdekjes së Mac. Ky i fundit u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles më 7 shtator dhe ishte vetëm 26 vjeç.

© Panoramaplus.al