Këngëtarja e famshme, Jessie J, feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, të afërm, miq dhe kolegë. Por më të veçantin e mori nga i dashuri i saj, aktori me famë botërore Channing Tatum.

Ai e uroi Jessie J në mënyrën më romantike të mundshme. Në profilin e tij në “Instagram”, Channing publikoi një foto bardh e zi të këngëtares e bashkëngjitur me të shkroi: “Të uroj ditën më të lumtur të mbushur me të gjithë dashurinë dhe gjithë dritën. Ti erdhe në këtë botë sot dhe i vure flakën. Ti ke bekuar sytë tanë, veshët tanë, zemrat tona dhe jetën tonë. Pra, faleminderit që je vetvetja. Je shumë e veçantë. Gëzuar ditëlindjen zemër”.

Kjo është hera e parë që aktori i famshëm publikon foto të këngëtares në “Instagram”, që do të thotë se është një hap i rëndësishëm për lidhjen e tyre.

Më pas këtë urim, Jessie J e ka publikuar në ‘Instastory”-n e saj. Ndërkohë çifti është në një lidhje prej muajit tetor të vitit 2018.


