Pavarësisht se ka pak kohë që nuk po shfaqet më fuqishëm në tregun muzikor, mjafton që Rihanna të publikojë një set fotografik për një markë të shquar veshjesh intime, që të marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale e mediave.

31-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft provokuese e seksi. Ajo shfaq asetet me veshje të ndryshme, nga recipetat ngjyrë rozë e deri te fustanellat e tejdukshme ngjyrë të verdhë.

Më 11 maj të vitit 2018, Rihanna lancoi linjën e veshjeve intime “Savage x Fenty”. Vetëm në 40 ditët e para të biznesit, këngëtarja e famshme arriti të fitonte mbi 100 milionë dollarë.

Ndërkohë tani, thuhet se ylli i pop-it të ketë mbledhur një pasuri prej rreth 260 milionë dollarë.



