5 Qershor, 2018

Këngëtarja bën rrëfimin e papritur: Vuaj nga çrregullime të stresit post-traumatik


Këngëtarja  e famshme ka pranuar gjatë një interviste të dhënë se prej një viti ajo po vuan nga një çrregullim psikologjik dhe ka probleme të stresit post-traumatik. Kjo nuk është diçka e lehtë për tu pranuar por për këngëtaren me famë botërore ky është realiteti i hidhur që pas incidentit që i ndodhi gjatë koncerti.

Ka qenë Ariana Grande, ajo që gjatë një interviste për “British Vogue” ajo ka pranuar se kurrë nuk do të jetë në gjendje që të flasë pa qarë mbi sulmin terrorist në Manchester Arena.

Më 22 maj 2017, një shpërthim kamikaz ndodhi gjatë koncertit të saj, ku mbetën të vrarë 22 persona. Ajo zbuloi gjithashtu se po përballet me simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD) pas sulmit të vitit të kaluar.

“Është kaq e vështirë për të folur sepse shumë njerëz kanë pësuar vuajtje e humbje të mëdha,”-tha ajo, duke shtuar se, ndjen sikur nuk do të flas për përvojën e saj. “Unë mendoj se kurrë nuk do ta di sesi të flas për këtë gjë pa qarë”, ka përfunduar Ariana Grande.

Panorama Plus

 

© Panoramaplus.al