Këngëtari Blero Muharremi është një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar. Ai shpesh vjen në vëmendje të mediave rozë, duke u komentuar për lidhjen e tij të re me bukuroshen Afrona Dika.

Kujtojmë se Blero i ka dhënë fund martesës së tij të parë, prej të cilës ka një vajzë, Tarën. Ai dhe e bija duken mjaft të lidhur me njëri-tjetrin dhe këngëtari publikon shpesh foto me të në rrjetin social “Instagram”, duke i shprehur publikisht dashurinë.

Por këtë herë ai i ka prekur të gjithë fansat me urimin që i ka bërë të bijës me rastin e ditëlindjes. Blero ka ardhur me fjalë zemre për të voglën, urim i cili ka marrë mjaft reagime nga ndjekësit e tij.

“Urime ditëlindja! Frymëmarrja ime! Është e kotë çdo gjë që shkruaj, është e kotë çdo gjë që këndoj dhe e interpretoj, e kotë është edhe nëse mundohem përmes këtyre vargjeve të të shpreh dashurinë. Thjesht çdo gjë që unë shkruaj për ty, asgjë nuk e ka peshën tënde. Si një urim i një babe, që për një sekondë shuhet kur fillon të uron e të lavdëron. Thjesht ti je bekim nga Allahu. Faleminderit Allah që për mua gjithçka që ka kuptim e arsyeton, ti je vet jeta Tara Muharremi”, ka shkruar këngëtari.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
