16 Prill, 2018

Këngëtari shqiptar “tradhton” Adelinën, i publikon foton me bashkëshortin


Këngëtarja Adelina Tahiri kujdeset që në çdo dalje të saj mos ta zbulojë fytyrë e bashkëshortit.

Pavarësisht diferencës në moshë, Adelina duket se po përjeton martesë të lumtur bashkë me pritjen e ëmbël.

Ajo dhe milioneri maqedonas po presin të bëhen prindër për herë të parë pasi këngëtarja pret një djalë.

Por edhe pse këngëtarja nuk ka publikuar foto duke treguar bashkëshortin, këtë herë këngëtari Bertan Asllani ka zbuluar fytyrën e Serjoza Markov.

Mesa duket ai ka qenë i ftuar në shtëpinë e çiftit dhe më pas ka publikuar një foto me të dy duke zbuluar kështu, si rrallëherë fytyrën e bashkëshortit të këngëtares.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al