Këngëtari Erik Lloshi i ftuar në studion e emisionit “BOOM” ka folur për situata të sikletshme me fansat e tij. Ai thotë se fanse e ka puthur në buzë në skenë.
Pjesë nga intervista
Fiori Dardha: Më thuaj momentin më të sikletshëm me një fanse, që nuk ke ditur ta menaxhosh?
Erik Lloshi: Po më ka ndodhur që më ka puthur në buzë.
Fiori Dardha: Dhe si ke reaguar, e ke pranuar me kënaqësi?
Erik Lloshi: Kam qeshur, ça do bëja…kam qenë në skenë.
Rozana Radi: Ke qeshur? Turp të të vijë duhet ta kishe puthur…
Erik Lloshi: Nuk ishte në preferencat e mia.
Burimi:Ora News


