Këngëtari i hitit “Katile”, Majk është padyshim ndër më të komentuarit në media e rrjete sociale, jo vetëm për anën profesionale, projektet e reja që sjell, por edhe për jetën personale ku në qendër të vëmendjes ka qenë lidhja e tij me Melita Nushin. Majk ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Nin” në Klan Kosova ku gjatë një loje ku duhej të përgjigjej me tabelë “Po” ose “Jo”, këngëtarit iu bënë disa pyetje provokuese.

Moderatori e pyeti Majkun nëse ende shikon filma porno dhe këngëtari hezitoi fillimisht, më pas ngriti tabelën me “Po”.

Kujtojmë që aktualisht Majk po shijon suksesin e këngës “Pasha jetën” në bashkëpunim me Capital T.
© Panoramaplus.al
