18 Maj, 2018

Këngëtari shqiptar merr vlerësimin nga kanali muzikor “Youtube” (Foto)


Një tjetër këngëtarë shqiptar ka marrë një vlerësim nga kanali muzikor “Youtube”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Adrian Gaxha me anë të disa postimeve në “Instagram”.

“Youtube” e ka vlerësuar këngëtarin për shkak se faqja e tij ka arritur 100.000 ndjekës. Nëpërmjet fotove të postuara, këngëtari ka falënderuar të gjithë ata që i janë bashkuar faqes së tij në “Youtube” dhe sigurisht bashkëpunëtorët, pa të cilët nuk do të mund ta arrinte një sukses të tillë.

Kujtojmë se një muaj më parë Adrian Gaxha ka publikuar projektin më të ri muzikorë, të titulluar “Lujmi Krejt”, i cili ka rezultuar të jetë një sukses i vërtetë.

Siç shihet kjo këngë ka arritur më shumë se 7 milion klikime, kur ka më pak se një muaj nga publikimi i saj në kanalin muzikor.

Gaxha nuk është i pari këngëtarë që merr një vlerësim të tillë, kujtojmë se më parë ka qenë Flori Mumajesi që mori një vlerësim të tillë nga “Youtube”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al