19 Prill, 2018

Këngëtari shqiptar mban në krah partneren 18 vite më të vogël


Këngëtari i hitit “Udha e shkronjave” ka ndarë me fansat e tij në “Instagram” një foto tepër të këndshme.

Bojken Lako dhe partnerja e tij 18 vite më e vogël, Semi Jaupaj, siç shihet në postim, kanë qenë duke shijuar së bashku shëtitjen e mbrëmjes në qytetin e Tiranës. Mesa duket, çifti nuk e vret aspak mendjen për njerëzit rreth e rrotull ndërkohë që janë me njëri-tjetrin.

Ajo që u ka rënë në sy ndjekësve në foton e publikuar është fakti se këngëtari e ka mbajtur në krahë Semin në mes të rrugës. Madje fotot e shkrepura Bojken vendosi t’i ndajë dhe me fansat në ‘Instagram’.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al