27 Shkurt, 2018

Këngëtari shqiptar: Jam 40-vjeçari më i pashëm


Blero Muharremi është një ndër këngëtarët e pëlqyer nga publiku shqiptar. Në një intervistë për “Prive.al” ai është shprehur se duket shumë mirë për moshën që ka.

Ai ka shtuar se së bashku me të dashurën e tij, Afronën, e kanë marrë palestrën. Madje Blero shkon në një nivel më lart, duke u ndjerë superior karshi 40-vjeçarëve ku thotë se me pamje si të tijën s’ka.

Ndërkohë për planet e tij në të ardhmen e plot të reja të tjera ai u shpreh hapur. Këngëtari pritet të publikojë së shpejti projektet e reja të tij. Ai madje pranon se ndihet i gatshëm të zgjerojë familjen e tij me Afronën.

© Panoramaplus.al