Padyshim që Angelina Jolie është një nga divat më të fuqishme të botës kinematografike. Me sensualitetin që mbart në rolet e saj, aktorja ka bërë për vete meshkujt anembanë globit.

Së fundmi e kemi parë të kalojë disa probleme, fillimisht lufta që kaloi me kancerin e gjirit dhe më pas ndarja nga aktori hollivudian Brad Pitt.

Por kur vjen puna tek fansat besnik ata nuk heqin dorë kurrë nga fakti i admirimit edhe pse mund të ndodhin disa minuse në jetën e VIP-ave që duan.
Femra kujdes ama!Alban Ramosaj e ka zbuluar vetë së fundmi se është një fans i zjarrtë i divës botërore dhe këtë e ka bërë me anë të një postimi në “Instastorie”.

“Epo sa herë më kujtohen çmimet Oscar, në një jetë tjetër do të ishe nusja ime”, shkruan këngëtari në postimin e tij duke e shoqëruar me disa emoji zemre të copëtuar.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
