25 Nëntor, 2019

Këngëtari shqiptar bëhet operacion dhe nuk mund të këndojë


Këngëtari i njohur Korab Shaqiri ka bërë një operacion së fundmi në fyt. “Gazeta Express” bën të ditur se këngëtari ka pasur nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe ka bërë operacion bajamet.

Kështu Korabit i janë prishur planet për projekte sepse artisti nuk mund të këndojë për një kohë të pacaktuar.

Korab Shaqiri merr pjesë në edicionin e këtij viti në ‘Kënga Magjike’ dhe nuk dihet nëse do të mund ta interpretojë këngën ‘live’ në netët finale që do të mbahen në fillim të dhjetorit.

© Panoramaplus.al