Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është një ndër artistet më të dashur nga publiku shqiptar, i cili po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku është vënë përballë disa pyetjeve ngacmuese nga moderatori Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçit.
Një nga pyetjet që këta të fundit i drejtuan Ermalit ishte: “A do të futesh në Big Brother VIP Albania 3”, ndërsa këngëtari tha që nuk e din akoma pasi sipas tij jetës nuk i dihet asnjëherë.
“Po të kisha pas dëshirë do kisha qenë pjesë. Nuk e di, nuk mund të them se nuk i dihet jetës asnjëherë”, u shpreh ai, duke lënë me pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip 3”.
© Panoramaplus.al
