Një video nga “Golden Globes 2014”, në të cilën Bono shmang puthjen e Diddy, ka bërë xhiron e rrjetit gjatë orëve të fundit.

Një klip i takimit të tyre të sikletshëm është rishfaqur, duke u bërë menjëherë virale në rrjetet sociale pas arrestimit të Diddy dhe akuzave për abuzim seksual, shfrytëzim, zhvatje dhe trafik seksual.
Në klipin e publikuar, Diddy shfaqet në skenë për të prezantuar çmimin për këngën më të mirë origjinale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të vitit 2014.

Kur U2 u ngjitën në skenë për të marrë çmimin për këngën e tyre “Ordinary Love”, reperi iu drejtua Bonos për ta puthur, në atë moment, ylli i rrokut u largua, duke shmangur puthjen e Diddy-t dhe u drejtua drejt mikrofonit.
“Shumë fansa thonë se gjuha e trupit të Bonos është një shenjë se ai e dinte se diçka nuk shkonte me Diddy “, raportoi “Radar Online”. Megjithatë gazeta sqaroi se Bono, në atë kohë, nuk dinte asgjë për aktivitetet kriminale të Diddy.
© Panoramaplus.al@estilodf Ahora ya sabemos por qué Bono rechazó el abrazo de Puff Daddy en esa premiación 😱👀 CC: @goldsteintips #Bono #PDiddy #puffdaddy #diddy #seancombs #u2 #premios #usher #sean ♬ sonido original – EstiloDF

