Ed Sheeran sot është një ndër artistes më të famshëm në botë. Ai është fitues i shumë çmimeve prestigjioze mes të cilave katër “Grammy”.

Por kur ka qenë i vogël, këngëtari ka vuajtur nga bulizmi. 28-vjeçari ka zbuluar se qante çdo ditë pas shkollës, pasi tallej nga shokët e tij për flokët ginger dhe syzet e mëdha.

“E urreja shkollën fillore, qaja çdo ditë, unë jam kuqalosh kështu që u mërzita menjëherë që nga dita kur fillova shkollën – djalosh me flokë ngjyrë të kuqe, mbaja syze të mëdha … pak i çuditshëm”, tha ai gjatë një interviste me DJ Nihal dhe reperin Dave për fushatën kundër racizmit, “Love Music Hate Racism”.

Madje këngëtari zbuloi se ishte muzika që më në fund i solli besim dhe e lejoi që të përshtatet.
“Shkova në shkollë të mesme, fillova të luaja kitarë dhe u bëra pjesë e një grupi, muzika është një nga ato gjëra që mund t’ju japë besim. Para se të merrja kitarën në dorë unë nuk bëja asgjë”, shtoi këngëtari duke zbuluar se muzika i ndryshoi jetën.

28-vjeçari së fundmi është martuar me të dashurën e tij të fëmijërisë, Cherry Seaborn, 26 vjeç.
© Panoramaplus.al
