Këngëtari me famë botërore, Ed Sheeran, ka marrë përsipër që truproja i tij të bëhet i famshëm në “Instagram”, e mesa duket misioni po ecën mirë.

Sheeran është shprehur se nuk do të ndalojë derisa burri që e mbron, Kevin Myers, të mbledhë plot 1 milion ndjekës në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.
Kur këngëtari i famshëm nisi këtë mision, Kevin kishte 33.7 mijë ndjekës. Ndërsa tani ai ka plot 972 mijë fansa, që do të thotë se edhe pak kohë duhet që të arrijnë 1 milion.

Duke parë profilin e Kevin, njerëzit nuk e ndjekin vetëm se ua ka kërkuar Ed Sheeran, por edhe sepse ka foto shumë interesante me përshkrime që të bëjnë të qeshin.
“Bae që me jep çajin tim”, jam shumë i pasur tani që të përdor duart e mia”, shkruan Kevin në një foto ku shfaqet së bashku me këngëtarin, i cili i jep për të pirë.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
