2 Prill, 2024

Këngëtari i famshëm bëhet baba për herë të dytë


Reperi i njohur shqiptar, Lumi B, është bërë baba për herë të dytë.

Bashkëshortja e tij Miranda e bëri të ditur këtë lajm, përmes një postimi në InstaStory, ku edhe konfirmoi se djali i tyre erdhi në jetë më 28 mars.

“Më datën 28 mars 2024, jemi bekuar me lindjen e djalit tonë. Sot gjej rastin dhe dua të falënderoj nga zemra gjithë personelin mjekësor”, shkroi bashkëshortja e reperit.

Lumi B dhe Miranda po ashtu kanë një djalë tjetër së bashku.

 

 

© Panoramaplus.al