Do doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit, por nuk isha aty. Kështu shkruan këngëtari Gena për ndarjen nga jeta të nënës së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi rrëqethës në rrjetet sociale, ku ka shprehur edhe dhimbjen e madhe për humbjen e saj.

“U prehsh në paqe nëna ime! Do doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit, por nuk isha aty. Do mbetesh gjithmonë nëna ime e shtrenjtë, mbretëresha ime. Një ditë të gjithë do të jemi së bashku… Zoti është me ty aty… Amen! Asgjë s’do ma mbushë mungesën tënde. Do më mungosh gjithmonë e shtrenjta ime!”, ka shkruar këngëtari.
© Panoramaplus.al

