10 Prill, 2018

Këngëtari fierak gjendet i vdekur në banesë, familjarët kishin disa ditë pa e parë


Gjendet pa jetë në banesën e tij Vilson Shaho, i njohur si këngëtar në qytetin e Fierit.

Policia bën me dije se familjarët ishin shqetësuar pasi kishin disa ditë pa e parë dhe janë shokuar kur e kanë gjetur të vdekur e më pas kanë njoftuar policinë. Gjatë hetimeve të para bëhet fjalë për një vdekje natyrale.

Ai kishte mbaruar Akademine e Arteve dhe ishte i njohur në Fier si këngëtar, kryesisht i kantos.

© Panoramaplus.al