27 Qershor, 2018

“Këngët me 10 mln klikime janë false, i blejnë me para”, Endri Stefi u nxjerr të palarat kolegëve


Blerja e klikimeve është një nga problemet më të mëdha në tregun muzikor shqiptar.

Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, të ftuar në emisionin “Ditë e re” në “Ora News”, u shprehën se 99% e këngëve që kanë mbi 10 milionë klikime janë të blera.

Endri Prifti: “Klikimet e shumë këngëtarëve në Shqipëri janë të gjitha fallco. Nuk ka mundësi. Shiko Michael Jackson apo këngëtarë më të mëdhenj të botës kanë nga 20 milionë klikime që i dëgjon mbarë bota. Këtu del një këngë dhe për tre ditë shkon 10 milionë. Ku janë këta 10 milionë? Thjesht blihen me para. Janë false të gjitha. 99% e këngëve që kalojnë 10 milionë klikme janë false.”

Endri u shpreh se klikimet në këngët e tyre janë të vërteta.

Endri Prifti: “Jo nuk jemi xhelozë. Ne dhe ato klikime që kemi, i kemi të vërteta”.

Ndërsa Stefi tregoi se po përgatiten për nxjerrjen e një albumi të ri dhe se do të sjellin disa ‘xhevahire’.

Stefi Prifti: “Ne kemi dhe xhevahire që nuk i kemi nxjerrë akoma. Ne po punojmë për të nxjerrë një album me 11-12 këngë të reja. Kënga që do të dalë tani është një bashkëpunim i Gjergj Lekës dhe Ahmeta Brozi, që është shumë e talentuar. Është këngë lozonjare, tip latine. Kemi mbi 3 vite që ka filluar ideja e këtij bashkëpunimi. Nuk është një këngë por disa këngë të këtyre dy autorëve”.

Dy vëllezërit folën edhe për konkurset muzikore që bëhen për talentet e rinj, duke shtuar se disa pjesëtarë juri zgjidhen për show.

“Dikush ka pasur ide në disa raste. Juritë 3-4 veta janë, 2 përzgjidhen vetëm për show, për fustane, ngelen 1 ose 2 por ka artistë të tjerë që janë kompetentë”. /Oranews/

© Panoramaplus.al