
Kënga e famshme Mariah Carey, “All I Want For Christmas” ka arritur më në fund pas 25 vitesh në krye të tabelave në klasifikimeve në Britani.
Kur kënga u publikua në vitin 1994 nuk lejohej të garonte në Hot 100 të Billboard pasi nuk ishte këngë single.
Me ndryshimin e rregullave kënga hyri për herë të parë në tabelë në vitin 2000 dhe vitet e fundit është ngjitur më pranë vendit të parë.
“Ia dolëm,”-shkroi këngëtarja në një postim në Twitter.

“All I Want For Christmas Is You” është një nga meloditë më të njohura në këtë periudhë festive të vitit në gjithë botën.

Dhe aktualisht është kënga më e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar në Spotify.
“All I Want For Christmas Is You” mori popullaritet në 2003 kur doli në filmin fit “Love Actually”.

