23 Shkurt, 2022

“Kënga Magjike ’’ vjen me ndryshime/ Nga juria tek netët finale, çfarë pritet të ndodhë


Festivali “Kënga Magjike” është  eventi  ku artistët pjesëmarrës kontribojnë me këngët e tyre dhe garojnë për vendin e parë.

Këtë edicion data e mbajtjes së  festivalit do të ndryshojë duke iu rikthyer edhe njëherë traditës së zhvillimit të tij gjatë muajve të fundvitit, ndryshe nga viti i kaluar.

Në vitin 2021 u mbajt gjatë pranverës , por së fundmi produksioni ka njoftuar se janë shpallur datat 23 dhe 24 maj 2022 ku artistët mund të dorëzojnë këngët ë tyre pranë “Tv Klan”.

Këtë vit netët finale do të organizohen në nëntor, ndryshe nga viti 2021 që u zhvilluan  në maj.

Po ashtu janë zbuluar edhe anëtarët e jurisë të “Kënga Magjike 2022” të cilët dp të jenë: aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, kantautori Pirro Çako dhe gazetaret Mira Kazhani e Kozeta Kurti.

Rikujtojmë se Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të triumfonte dhe të  rrëmbente çmimin e madh vitin e kaluar.

Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndërsa  në të tretin artistja nga Gjeorgjia  Nutsa.

Alban Ramosaj fitoi  shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku e cila u kthye në hit.  Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.

 

© Panoramaplus.al