4 Dhjetor, 2019

Kënga e tij u rikthye në ‘Youtube’, reagon Capital T: Urrejtja është…


Para pak kohësh reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, lançoi në ‘Youtube’ këngën e tij më të re, ‘Akull’.

Por vetëm 2 ditë më pas atij iu bllokua kënga sepse u akuzua për vjedhje të një pjese nga kënga e famshme e ‘Bollywood’, “Galliyan”.

Por ditën e djeshme ‘Akull’ është rikthyer përsëri në ‘Youtube’. Lajmin e bëri të ditur vetë reperi përmes një postimi në ‘Instastory’.

Mesa duket Capital T është prekur nga kjo gjë dhe përmes një fotoje të tij ka reaguar në mënyrë indirekte.

 

View this post on Instagram

 

Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija. ⚖️

A post shared by Capital T (@truekapo) on

“Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija”, shkruan ai krah fotos.

 

© Panoramaplus.al