Mbrëmë startoi nata e parë e edicionit të 68 të “Sanremos”, ku pjesëmarrës është edhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta. Ky i fundit vjen në një bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë).

Mediat italiane shkruajnë se kjo këngë është prezantuar në edicionin e “Sanremo Giovani” të 2016-s pasi ka shumë ngjashmëri si në tekst dhe në melodi.
“Silenzio” u këndua në atë kohë nga Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali. Edhe në këngën e “Sanremos” të Meta dhe Moro është i njëjti autor i këngëve, Andrea Febo.

Nëse prania e të njëjtit autor do të mund të shmangte akuzat për plagjiaturë, është pikërisht përhapja e këngës së prezantuar në “Sanremo Giovani 2016” që mund të sillte probleme për Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.

Por pavarësisht kësaj, kënga “Non mi avete fatto niente” është në krye të klasifikimit, votuar si nga populli, juria dhe nga media. E për momentin Meta e Moro po shijojnë pjesën më të lartë të klasifikimit.
© Panoramaplus.al

