Fansat kanë disa teori konspirative në lidhje me këngën e re të Camila Cabello me titull “Bam Bam”.

Pasi këngëtarja publikoi vetëm një pjesë të këngës së saj të re që lançohet pas disa ditësh në TikTok, ndjekësit filluan të aludonin nëse bën fjalë për ish-in e saj Shawn Mendes. Dhe teksa Cabello ende nuk ka reaguar, argumentat e fansave të saj duken mjaft bindës.
Për shembull, kënga hapet me këto vargje: “Ti the se e urreje oqeanin, por tani po bën sërf”. Dhe Mendes dikur i tha Jimmy Fallon “Frika e tij më e madhe është uji në thellësi”, por 23-vjeçari postoi një foto duke bërë sërf vetëm disa ditë pasi fansat mësuan për ndarjen e tij dhe Cabellos në nëntor.
Më tej kënga e Camilas vazhdon: “Thashë se do të të dua përgjithmonë, por sapo shita shtëpinë tonë”. Dhe në të vërtetë, ylli i “Havana” e shiti shtëpinë e saj në Los Angeles për 4.3 milionë dollarë në dhjetor.
Keni nevojë për më shumë argumenta? Në një pjesë tjetër të këngës, ajo thekson: “Ne ishim fëmijë në fillim, mendoj se jemi të rritur tani.” Ndjekësit e artistëve e dinë se marrëdhënia e tyre nisi që kur ata ishin adoleshentë, duke bërë turne së bashku në 2014 dhe më pas publikuan hitin e tyre “I know What You Did Last Summer” në 2015. Për vite me radhë janë përfolur për një romancë, sidomos pasi publikuan duetin e tyre “Señorita” në vitin 2019.
@camilacabello BAM BAM feat @Ed Sheeran ♬ bambambetches – Camila Cabello
Ndërsa shikonte disa nga performancat e tyre të vjetra në një episod të vitit 2019 e ftuar në “The Ellen DeGeneres Show”, Cabello tha: “Ne ishim budallenj. Mendoj se të dy ishim të dashuruar, por nuk e di, ishim fëmijë për këtë. Por, ne jemi rritur tani.”
Kur Cabello dhe Mendes u ndanë pas dy vitesh lidhje, ata nuk dhanë një arsye të saktë për ndarjen e tyre. “Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë,” thanë ata në një deklaratë të përbashkët. “Ne e filluam lidhjen si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë.”
Dhe siç thuhet edhe në këngë, ndonjëherë marrëdhëniet thjesht nuk funksionojnë. “Nuk mund të imagjinoja kurrë të kisha dyshime, por jo gjithçka funksionon,” thotë Cabello në këngë. “Tani jam duke kërcyer me të huaj. Mund të takohesh rastësisht. Dreqin po ndryshon gjithçka kaq shpejt. Por kshtu është jeta.”
Çamila nuk është e vetmja që bënë këngë për ta, pasi më herët edhe për Shawn u tha se foli për ndarjen e tyre në këngën e tij “It’ll Be Okay” të publikuar në dhjetor, ku thotë: “Unë filloj të imagjinoj një botë ku nuk përplasemi. Po më sëmur, por do të shërohemi dhe dielli do të lindë.Nëse më thua se po largohesh do ta bëj të lehtë.Do të jetë mirë.Nëse nuk mund të ndalojmë gjakderdhjen nuk kemi pse ta rregullojmë.Nuk kemi për të qëndruar. Unë do të të dua sido që të jetë.”
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë dyshja u fotografuan bashkë. Por burimet pranë tyre i thanë mediave se nuk bëhet fjalë për një rikthim.
© Panoramaplus.al
