Këngëtarja nga Kosova, Morena Taraku ka publikuar dje projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Femrat”. Morena kishte kohë që po punonte për këtë këngë, e cila është një bashkëpunim me dy DJ të mirënjohur.
Projekti është shoqëruar edhe me një klip, të cilin këngëtarja ka preferuar ta regjistrojë në shtetin turk.
Reagime pati menjëherë pas publikimit të këngës, ku nuk kaloi pa u vënë re ngjashmëria që kënga “Femrat” ka me hitin botëror “Sua Cara”, e cila ka më shumë se 380 milionë klikime të kanalin muzikor “Youtube”.
© Panoramaplus.al

