15 Shkurt, 2021

Kendall Jenner zyrtarizon lidhjen me këtë postim në rrjete sociale, por kush është partneri i modeles?


Kendall Jenner vendosi që për këtë “Shën Valentin” të zyrtarizonte lidhjen e dashurisë me basketbollistin e “NBA-së”, Devin Booker.

kendall jenner (3)

Ajo publikoi në Instastory një foto bashkë me Devin, teksa përqafoheshin në banakun e kuzhinës, sipas “Elle”.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çifti është ende bashkë dhe se marrëdhënia po funksionon. Sipas të njëjtin burim, sekreti duket se është fakti që të dashuruarit po i marrin gjërat shtruar.

kendall jenner (1)

Nuk kanë pritshmëri të larta dhe nuk janë zotuar në premtime të çmendura. Agjenda e Kendall-it është shumë e zënë dhe Devin e kupton këtë gjë fare mirë. Ajo është tepër individualiste në disa gjëra, i pëlqen të ketë hapësirën e saj dhe kohë me familjen dhe miqtë”.

kendall jenner (2)

Në gushtin e 2020-ës, një burim tha për “Us Weekly” se Jenner dhe Booker nuk e kishin seriozisht.

kendall jenner (1)

Por duket se e vërteta flet ndryshe.. Ata të dy kanë kaluar një kohë të konsiderueshme bashkë, duke ndërmarrë madje një udhëtim nga Los Angeles në Arizona prillin e vitit të shkuar, në nisjen e pandemisë.

© Panoramaplus.al