Modelja Kendall Jenner njihet për trupin e saj me format trupore bombastike.

Së fundmi ajo i ka lënë pak vend imagjinatës teksa ka postuar në Instagram disa foto nga pushimet e festave të fundvitit në Barbados.

Kendall nxjerri në pah figurën e saj të mrekullueshme, teksa kishte veshur bikini të bardha dhe të kuqe me fije me një majë në formë trekëndëshi, ndërsa kishte vendosur unaza dhe vathë.

29-vjeçarja e festoi Vitin e Ri 2024 me miqtë Justin dhe Hailey Bieber në Barbados dhe të dashurin e saj Bad Bunny, si dhe një numër miqsh të përbashkët.

Një burim i tha TMZ se dyshja nuk janë rikthyer zyrtarisht bashkë, por se janë ribashkuar nga miqtë e tyre të përbashkët dhe se ende nuk ka asgjë romantike mes tyre.
“Ata janë shumë miqësorë me njëri-tjetrin dhe përsëri, diçka mund të ndodhë kur ata kanë më shumë kohë për të kaluar me njëri-tjetrin, por nuk po i japin kohë që do ta meritonte për ta bërë atë të funksionojë”, shtoi burimi i brendshëm.



