25 Shkurt, 2022

Kendall Jenner flet për problemet me shëndetin mendor dhe tregon si arriti të gjejë ‘paqen e brendshme’


Kendall Jenner duket se ka gjetur paqen e brendshme. Në një intervistë për “i-D”, modelja reflektoi mbi “zemërimin” e saj në të kaluarën ndaj paparacëve që vinte për shkak të problemeve me shëndetin mendor dhe qetësinë që ajo tani ka.

Kendall tha: “Kam qenë shumë e zemëruar. Dua të them, ju mund të gjeni video të vjetra të mia duke u bërtitur paparacëve pa asnjë arsye, por edhe për një arsye shumë të qartë. Unë jam shumë më e qetë me gjërat tani. Pse ky ndryshimi? Është e vështirë të shpjegohet. Është diçka me të cilën mëson të jetosh, mendoj.”

Kendall tha se qetësinë e saj ia atribuon disa hobive të ndryshme terapeutike, të tilla si leximi, dëgjimi i tingujve qetësues, ushtrimet dhe të shkruarit në ditar një ose dy herë në javë për të përballuar ankthin dhe  depresionin.

“Është e rëndësishme të kesh një hapësirë ​​që është vetëm për ty ku mund të tregon lumturinë, zemërimin, zhgënjimet dhe stresin, gjërat që po të trembin, gjërat që po të bëjnë të lumtur dhe madje edhe thjesht idetë,” tha Kendall, duke shtuar se ajo beson në fuqinë e manifestimit. “Mendjet tona janë jashtëzakonisht të fuqishme.”

Dhe ndërsa pasqyrimi i ndjenjave të saj në një ditar e ka bërë atë të ndihet më e hapur dhe e lirë, ditari në vetvete është një vend i shenjtë dhe privat.

Kendall tha, “Po, është si një ditar i vjetër. Ka një bravë mbi të dhe unë e fsheh, e mbyll. Unë them: “Askush nuk mund ta marrë kurrë këtë. “”

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” vuri në dukje se ajo ka patur probleme me kontrollin, por shtoi se gjërat kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Ajo kujtoi, “Në moshë të re, më duhej të hiqja dorë nga kontrolli dhe të lija dikë tjetër të më portretizonte në mënyrën që ata donin, për një editorial, një fushatë ose reklamë – çfarëdo që të ishte. Kjo ishte puna ime. Tani, të qenurit në anën tjetër po më ndihmon ta rifitoj kontrollin e humbur, duke ndërtuar markën time dhe duke u ndjerë i fuqizuar – dhe ka qenë vërtet e mahnitshme. Si një grua dhe si dikush që vjen nga një familje e drejtuar nga femrat, ishte vërtet interesante të vë në punë të gjitha mjetet e mia”.

Përtej mbajtjes së një ditari, ylli i pasarelave tha se është ende herët për të sjellë një autobiografi: “Ende ndihem sikur nuk jam formuar plotësisht, por me çdo kapitull bëhem pak më e plotësuar”.

© Panoramaplus.al